FERRI I GJALLË

23 janar 2021 | 00:15

Halil Selimi

FERRI I GJALLË

 

Burgu i Dubravës. 22 dhe 23 maj 1999

 

Zoti nuk ishte aty ato ditë

Vdekja shëtiste e lirë

 

PA VENDLINDJE S’KA LIRI

 

Nga ti u nisa drejt lirisë

Vendlindja ime. Luginë

Dhe ende s’po arrij te ti

 

Nuk më mjafton liria pa ty

 

ËNDRRA TË BARDHA

 

Dëborë mbi fatin tim po bie

Dëshirat vishen me të bardha

Nusërojnë mbi arkivole

Mëngjeseve të ftohta

 

Më ndjekin pas si ëndrra

Preshevë,

që kurrë s’më del nga ëndrra

  

(Këto poezi janë botuar në sprovën për antologji “Dritë mbi plagë”, botuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Gjenevë, 2020)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu ka thënë se dëshira e…