Ferri pas hekurave, futen edhe 10 mijë të tjerë në burgun më të famshëm për momentin mbi Tokë | Foto
EL SALVATOR- Ai konsiderohet si burgu më i tmerrshëm aktualisht mbi Tokë. Mijëra të tjerë të burgosur janë ngjeshur brenda tij. 2000 anëtarë të tjerë të dyshuar të bandës u dërguan në burgun “e pashmangshëm” Izalco në El Salvador. Objekti i teknologjisë së lartë në një nga vendet më të rrezikshme në botë mund të strehojë deri në 40,000 gangsterë dhe ruhet gjatë gjithë kohës nga forca të larta sigurie.
Presidenti Nayib Bukele njoftoi se një grup i ri i të burgosurve ishte dërguar në “vrimën e ferrit” të sigurisë së lartë të mërkurën. Ai ndau pamje rrëqethëse të të burgosurve topless dhe zbathur – të veshur vetëm me pantallona të shkurtra dhe me kokë të rruar.
Ministri i Mbrojtjes Rene Francis Marino tha se 1200 ushtarë dhe tre helikopterë të Forcave Ajrore morën pjesë në operacionin e sigurisë që filloi në agim. Të arrestuarit me tatuazheu futën brenda, ku u ulën në rresht me duart pas kokës. Ata nuk guxojnë t’i hedhin sytë rojeve të armatosura dhe të maskuar me kapuça.
Goditja e tij ndaj krimit të organizuar reflektohet edhe brenda mureve të burgut, ku çdo qeli ka vetëm dy lavamanë dhe dy tualete – ndërsa vetëm 80 krevate metalike janë menduar për t’i shërbyer çdo 100 të burgosurish. Një gardian burgu i veshur me maskë u tha më parë gazetarëve kur u zbulua burgu famëkeq: Nuk do të ketë dyshekë në qeli.
Raportet thonë se të burgosurit do të largohen nga qelitë e tyre vetëm për të marrë pjesë në seancat gjyqësore.
Ndërsa gazetari që ka bërë reportazh për burgjet më të tmerrshme në botë për Netflix, Raphael Rowe, tha se imazhet e kushteve në burg ishin thellësisht shqetësuese.
“Intensiteti i asaj që tregojnë këto foto të reja janë çnjerëzore, është e jashtëzakonshme edhe për mua. Kjo është një politikë e qëllimshme për të kontrolluar dhe menaxhuar të burgosurit. Kam frikë se do të sjellë dhunë.”
Edhe pse ka salla ngrënieje, dhoma ushtrimesh dhe tavolina pingpongu – ato janë ekskluzivisht për t’u përdorur vetëm nga rojet e burgut. Zyrtarët e burgut me pushkë sulmi patrullojnë objektin 24/7, duke e bërë “të pamundur arratisjen”.
Grupi i parë i të burgosurve mbërriti në mega-burgun e tmerrshëm në shkurt, me presidentin Bukele që festonte faktin se ata do të jetonin atje për dekada të tëra, të përzier, të paaftë për t’i bërë më dëm popullatës. Pajisjet elektronike do të bllokojnë sinjalet e celularëve për të parandaluar çdo komunikim nga burgu.
Burgu më i madh i El Salvadorit, La Esperanza, aktualisht mban 33,000 njerëz, pavarësisht se ka kapacitet shumë më të vogël prej 10,000. Me gati dy përqind të popullsisë së tij të rritur pas hekurave, El Salvador ka shkallën më të lartë të burgosjes në botë./ TheSun