Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja!

09 korrik 2022 | 08:18

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Abdixhiku ka thënë se ditë si kjo le të jenë shkak që të përpiqemi për mirësi dhe mbarësi të përditëshme.

“Festa e Kurban Bajramit është një ditë e veçantë në familjet tona. Ajo gjithëherë na ka bashkuar rreth njëri-tjetrit, siç dhe na ka rikujtuar domosdoshmërinë e ndarjes së të mirave me të tjerët. Të jesh afër në mirësi e të ndash aq sa ke me të tjerë në vështirësi, është pasuri njerëzore”.

“Sot, derisa gjejmë veten të rrethuar me miq, fqinj e familjarë, përderisa shënojmë dashurinë dhe sakrificën tonë ndaj Zotit – le të përpiqemi për mirësi e mbarësi të përditshme e të pashterrshme. Për vendin e shtetin; për shoqërinë dhe për njëri tjetrin”.

“Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më lejoni që t’ju urojë festën e Bajramit të Vogël. Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja! Gëzuar!”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e…