Festa e 8 Marsit, Zemaj viziton mësuesen e tij
Me rastin e 8 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, përveç urimit për nënën, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar ish-mësuesen e tij, Hazbije Muhaxhiri.
Gjatë vizitës, Zemaj dhe Muhaxhiri kanë rikthyer pas kujtimet e shkollës fillore.
“Urime 8 Marsi për të gjitha nënat, bashkëshortet, bijat dhe motrat! Nënë, faleminderit që për mua ishe edhe nënë edhe mësuese. Andaj, sot t’i uroj dy festat edhe Ditën Nënës edhe Ditën e mësuesit. Përjetësisht falënderues. Po ashtu, me mësuesen time, znj. Hazbije Muhaxhiri, me rastin e Ditës së Mësuesit, rikthyem kujtimet tona të shkollës fillore, në vizitën që ja bëmë sot. Gëzuar Ditën e mësuesit dhe nënës, nënë dhe mësuese! Urime 8 Marsi”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.