Festa e Abetares këtë vit u festua me moton “Ne festojmë të bashkuar”
17 maj 2019
| 14:53
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka organizuar të premten manifestimin tradicional Festa e Abetares, me moton “Ne festojmë të bashkuar”, e cila është mbajtur në Sallën e Sporteve “Sezai Surroi”, në Prizren. Në këtë manifestim, të pranishmëve u janë drejtuar me fjalë rasti, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Besa Shahini.
Ministri Bytyqi, pasi uroi nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për këtë festë të rëndësishme, e cila shënon hapin e parë të fatosave drejt dijes, tha se, ndjehet i lumtur që në këtë ditë festojnë bashkë nxënësit nga të gjitha trojet shqiptare, brezi i cili do të ndërtojë të ardhmen e përbashkët.
/Epoka e re/