Festa e basketbollit në Gjakovë
Palestra “Shani Nushi” do të jetë arenë e basketbollit nga 13 deri më 17 shkurt.
Tetë skuadrës e elitës në kërkim për trofeun e çmuar të Kupës së Kosovës. Më 17 shkurt zhvillohet edhe finalja e femrave mes Bashkimit e Prishtinës, dy skuadrave për momentin më të mirat në basketbollin e femrave në vendin tonë. Katër skuadrat e Ligës së Parë të Meshkujve e rritin edhe më shumë rëndësinë e kësaj ngjarje në Gjakovë. Basketboll cilësor pritet në parket dhe atmosferë e jashtëzakonshme në tribuna me pjesëmarrjen e tifozerive nga e gjithë Kosova.
Gjakova ka qenë shembull për organizim dhe kështu pritet edhe në Final 8.
Të martën dhe të mërkurën zhvillohet sfidat çerekfinale, derisa të enjten gjysmëfinalet. E premtja është pushim për tu përgatitur për finalen e madhe të shtunën. Basketboll dhe jo vetëm, do të ketë në Gjakovë nga 13 deri më 17 shkurt. Pikërisht finalet zhvillohen më 17 shkurt, Festën e Pavarësisë së Kosovës. Trepça triumfoi në dy vitet e fundit, derisa rivalitet i madh pritet këtë edicion. Të gjitha ndeshjet do të transmetohen ekskluzivisht në Art Motion dhe Kujtesa.
Orari
Më 13 shkurt takohen:
14:00 Bora – Kosovari
17:00 Trepça – Istogu
20:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi
Më 14 shkurt takohen:
14:00 Vushtrria – New Basket
17:00 Peja – Bashkimi
20:00 Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni
Më 15 shkurt takohen:
14:00 Finalja – Liga e Parë
17:00 Gjysmëfinalja I
20:00 Gjysmëfinalja II
Më 17 shkurt takohen:
14:00 Finalja: KBF Prishtina – KBF Bashkimi
17:00 Finalja: Kupa e Kosovës