![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/12/1aloiu.jpg)
Festa e Krishtlindjes, kryetari i Ferizajt viziton Kishën katolike
25 dhjetor 2023
| 16:20
Me rastin e festës së Krishtlindjes, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka vizituar kishën Katolike, ku u prit nga kreu i saj Dom Mikel Sopi.
“Në Kishën Katolike sot, ku me bashkëpunëtorë vizituam kreun e saj, Dom Mikel Sopin për ta uruar për Festën e Krishtlindjes dhe përmes tij, gjithë besimtarët e krishterë”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.