Festa e Krishtlindjes, kryetari i PDK-së viziton familjen Demaj në Stubëll të Vitisë

25 dhjetor 2022 | 17:50

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ishte për vizitë në Stubëll të Vitisë, te familja Demaj, me rastin e festës së Krishtlindjes për të uruar këtë festë të rëndësishme të besimtarëve të krishterë.

“Festa e Krishtlindjes është festë e paqes, dashurisë dhe mirëbesimit. Këto virtyte reflektonin në mikpritjen e ngrohtë të kryefamiljarëve Franit dhe Gaspërit dhe tërë familjes së tyre mikpritëse, me të cilët kaluam një pasdite mbresëlënëse”.

“Harmonia ndërfetare e popullit tonë është vlerë kulminante që duhet ta ruajmë e ta kemi përherë të pranishme mes nesh. Gëzuar e për shumë mot Krishtlindjen!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pas fitimit të Kupës së Botës, Leo Messi mund…