Festa e Kurban Bajramit risjell në vëmendje sakrificën dhe përkushtimin për të bërë vepra të mira
28 qershor 2023
| 11:02
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Festa e Kurban Bajramit e risjell në vëmendje sakrificën dhe përkushtimin për të bërë vepra të mira, falë fuqisë së besimit që na bën të tejkalojmë vetveten.
“Urojmë që ky Kurban Bajram t’i gjejë të gjithë sa më mirë, me frymën e përkushtimit ndaj njëri-tjetrit, të vëmendshëm ndaj atyre që më së shumti kanë nevojë, e me këmbëngulje për një shoqëri që ecën përpara me të gjithë pjesëtarët e saj, pa lënë askënd pas”, ka shkruar Konjufca në “Facebook”.
“Po ashtu, dëshiroj t’iu uroj besimtarëve gëzim, paqe dhe begati. Le të sjell kjo festë shëndet, mirëqenie, harmoni e lumturi për ju dhe familjet tuaja dhe le të na bashkojë të gjithëve me dashuri, solidaritet e mirësi”, ka shkruar Konjufca.