“Festa e Miqësisë” organizohet edhe në Mitrovicë
19 korrik 2018
| 17:02
Të premten në sheshin e qytetit “Isa Boletini”, në Mitrovicë do të mbahet festivali “Festa e Miqësisë”.
Ky aktivitet i dedikuar miqësisë së vërtetë do të mbahet nën organizimin e Agna Group dhe kompanisë “Connext” dhe në mbështetje të Komunës së Mitrovicës.
Festa do të fillojë nga ora 19:00 dhe do të zgjasë deri më 22 korrik.
Në këtë festival do të përformojnë këngëtarë të mirënjohur nga Shqipëria si Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda që tashmë njihen si tre musketjerët si dhe emra të njohur të skenës shqiptare si: BB Poqi, Valon Shehu, Anxhela Peristeri, Mateus Frroku, Offchestra Band, Renis Gjoka, Kachinari.
Përgjatë këtyre netëve në qytetin e Mitrovicës do të mbretërojë një atmosferë miqësore dhe shumë argëtuese.