Festa e Pashkës, 45 mijë besimtarë ishin në sheshin e Shën Pjetrit për ta ndjekur meshën
Mbi 45 mijë besimtarë katolikë kanë marrë pjesë në meshën e mbajtur në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit për festën e Pashkës.
Në fillim të ceremonisë, i frymëzuar nga besimi thelbësor i krishterë se Jezusi u ringjall nga të vdekurit pas kryqëzimit të tij, Papa Françesku, ka spërkatur ujë të shenjtë ndërsa recitonte fjalë rituale në latinisht.
Ende duke u rikuperuar nga bronkiti, 86-vjeçari ka anashkaluar procesionin tradicional të së Premtes së Mirë në Koloseun e Romës për shkak të temperaturave të ftohta gjatë natës.
Në fund të meshës, Françesku mbajti dhe fjalimin tradicional, i njohur me emrin e tij latin, “Urbi et Orbi”, që do të thotë “për qytetin dhe për botën”, një mesazh që shpesh përdoret për të dënuar luftërat dhe padrejtësitë në mbarë globin, duke përfshirë persekutimin fetar.