Festa e Pashkëve i bashkon Haradinajn e Veselin
21 prill 2019
| 15:53
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kanë vizituar familjen e Lekë Lekajt me rastin e festës së Pashkëve.
Haradinaj ka thënë se shqiptarët shekuj me radhë kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit.
Sipas tij, kjo pasuri, është ndër vlerat më unike të së kaluarës dhe të sotmes së shqiptarëve.
“Shqiptarët, shekuj me radhë, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit. Kjo pasuri, është ndër vlerat më unike të së kaluarës dhe të sotmes së shqiptarëve. Sipas traditës sonë të çmuar, me kryeparlamentarin Kadri Veseli, në familjen e Lekë Lekajt në Novosellë të Gjakovës, për ta ndarë së bashku gëzimin e festës së Pashkëve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/