Festa e Pashkëve, MAShTI: Nesër nxënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave

12 prill 2020 | 13:45

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se ditën e hënë më 13 prill, me rastin e festës së Pashkëve katolike, nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave.

Sipas njoftimit drejtuar medieve, MAShTI ka njoftuar se këto video-ligjërata të mësimit në distancë do të transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë dhe do të ritransmetohen të shtunën, më 18 prill.

“Për shkak se dita e hënë, 13 prill 2020, është festë zyrtare me rastin Pashkëve Katolike, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditën e festës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë (më 13 prill 2020), do të ri-transmetohet edhe ditën e shtunë (më 18 prill 2020) sipas orarit të njëjtë”, ka njoftuar MAShTI.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i Nismës Socialdemokrate në përbërje të deputetit Endrit…