![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/01/uck.jpg)
Festa e Pavarësisë, OVL-UÇK njofton se nuk do ketë asnjë lloj bashkëpunimi me qeverinë
Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) në takimin e mbajtur të enjten ka marrë vendim që të mos ketë asnjë lloj bashkëpunimi me institucionet qendrore në detyrë sa i përket festimit të 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe manifestimit të 27-vjetorit të “Epopesë së UÇK”-së.
“Kryesia e OVL- UÇK-së në takimin e mbajtur më 13.02.2025 ka vendosur që nuk do të ketë asnjë lloj bashkëpunimi me institucionet në detyrë të Qeverisë së Kosovës lidhur me festimin e: 1. 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës 2. manifestimin e 27-vjetorit të ‘Epopesë së UÇK’-së të familjes Jasharaj të datës 5,6 dhe 7 mars”, është thënë në njoftimin e OVL-UÇK-së.
Në vendimin e OVL-UÇK-së është thënë se qeveria aktuale nuk ka treguar asnjëherë gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me ta dhe se vetëm i ka linçuar, ofenduar, persekutuar e përjashtuar nga çdo e drejtë ligjore.