Festa e tepërt e Arsenalit ndaj Fulhamit, flet Xhaka

01 shtator 2022 | 14:35

Granit Xhaka u është kundërpërgjigju disa komentuesve të cilët kritikuan Arsenalin për “festimin e tepërt” kur fituan ndaj Fulhamit të shtunën, duke i këshilluar ata që të tregojnë pak respekt për klubin e Fulhamit.

“Keni respekt për çdo klub! Nëse thonë se nuk mund të festojmë sepse ishte Fulham, ata nuk e respektojnë ekipin e Fulhamit. Ju i patë ata edhe të martën kundër Brightonit, ata fituan përsëri. Pra, jepini atyre një meritë, respektoni ata”, ka thënë Xhaka. “Nëse nuk festojmë, ata na thonë ‘Pse nuk po festoni?’, nëse festojmë, ata thonë ‘Pse po festoni?’. Kështu që ndonjëherë nuk mund t’i bëni të gjithë të lumtur. Kjo është puna jonë, kjo është ajo që ne duam të bëjmë. Ne festojmë nëse fitojmë, nuk ka rëndësi kundër kujt”, ka shtuar Xhaka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 8.3 milionë euro në muaj do t’i kushtonte buxhetit…