![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/07/auto_france1531725548.jpg)
Festa për Botërorin, 2 viktima në Francë
16 korrik 2018
| 09:24
Fitorja e Francës në Botëror provokoi incidente në disa qytete franceze, ku si pasojë, dy persona kanë humbur jetën gjatë festimeve.
Në Annency, një 50-vjeçar vdiq pasi u hodh në një kanal të cekët.
Në Oise, një burrë humbi jetën duke festuar fitoren e Francës në timon. Ai u përplas dhunshëm me një pemë dhe nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Ndërkohë, në Paris, Lion, Marsejë dhe qytete të tjera ka pasur incidente të tifozëve me policinë. Gjithashtu, grupe vandalësh kanë përfituar nga rrëmuja e përgjithshme për të grabitur dyqanet.
Në orën 22:00 raportohej për dhjetëra persona të arrestuar në këto qytete.