Festa që kthehet në tragjedi, vdesin 16 persona në Madagaskar

27 qershor 2019 | 11:29

Të paktën 16 njerëz kanë vdekur pasi u shtypën me njëri-tjetrin në një stadium në Madagaskar gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë.

Detajet janë të paqarta, por autoritetet thanë se ngjarja ndodhi pasi njerëzit tentuan të largoheshin nga stadiumi pas paradës dhe policia mbylli dyert.

Dhjetëra të tjerë janë  plagosur në stadiumin në Antananarivo, kryeqytetin e vendit.

Vitin e kaluar, për shkak të numrit të madh të njerëzve, gjatë një ndeshje futbolli në të njëjtin stadium u vra një person dhe u plagosën më shumë se 30 të tjerë.

Në incidentin e fundit, mijëra njerëz u mblodhën për një paradë ushtarake dhe një koncert.

Agjencia e lajmeve “AFP” raporton se, pas paradës, zyrtarët e sigurisë hapën portat për t’i lejuar spektatorët të largohen.

Por dëshmitarët thanë se disa prej portave u mbyllën menjëherë dhe turmat u bllokuan nga policia, duke shkaktuar një shtypje vdekjeprurëse.

Presidenti Andry Rajoelina më vonë vizitoi të lënduarit në spital dhe u tha gazetarëve se shteti do të mbulonte shpenzimet mjekësore të të lënduarve./javanews/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Nusret Pllana Universiteti “Hasan Prishtina”, Prishtinë - (Bekim…