Festat e fundvitit / Aktori Kreshnik Ibrahimi ndihmon familjet në nevojë në Deçan dhe Malishevë

29 dhjetor 2021 | 19:58

Nga të ardhurat e biletave të komedisë në Deçan dhe Malishevë, aktori i njohur Kreshnik Ibrahimi ka ndihmuar 14 familje me pako ushqimore dhe të holla në këto dy komuna.

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka thënë se këto pako ushqimore për këto familje në Ngucat, Janqist, Drenoc e Rud, i ka shpërndarë falë grumbullimit të mjeteve financiare që janë bërë mbrëmë nga shfaqja humanitare e Kreshnikut në Shtëpinë e Kulturës në Malishevë.

“I jam shumë mirënjohës Kreshnikut, bashkëpunëtorëve të tij dhe gjithë qytetarëve tanë që u bën pjesë e këtij organizimi human, që sado pak të gëzojmë këto familje në këto ditë festive”, ka thënë kryetari Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës duhet të shpall konkurs të ri pasi…