Festat e fundvitit, policia: Festo me zemër, jo me armë!
Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka filluar frashtën vetëdijësuese për festat e fundvitit.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të “festojnë me zëmër, jo me armë”.
“Përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shndërrohet në tragjedi, po ashtu është edhe e ndaluar me ligj”, ka njoftuar policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
Duke marrë parasysh që festat e fund vitit po afrohen, Policia rajonale e Ferizajt në bashkëpunim edhe me aktivistët e OJQ-së “Kuvendi i të rinjve të Ferizajt”, sot në Ferizaj në prani edhe të medieve lokale ka shpërndarë fletëpalosje – këshilla për qytetarët, në mënyrë që ata ti marrin masat e nevojshme që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente .
Patrullat e policisë rajonale janë të fokusuara në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në mbarë rajonin për sigurinë e secilit qytetarë.
Pjesë e kësaj fushate është edhe shtimi i prezencës policore në ambiente të hapura, në sheshe, në lokale të ndryshme, ku mbahen organizime festive, si dhe në trafikun rrugor që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente dhe aksidente në rrugë.
Policia përmes kësaj fushate apelon te qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që:
-Përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shndërrohet në tragjedi, po ashtu është edhe e ndaluar me ligj.
-Personat e mitur duhet të rrinë larg nga armët e zjarrit .
-Përdorimi i armëve lejohet vetëm në vendet e sigurta dhe të licencuara për përdorim ( poligon).
-Personat fizik që kanë armë personale dhe të cilët posedojnë leje nga MPB duhet t’i mbajnë në vend të sigurt.
-Përdorimi i fishekzjarrëve është i rrezikshëm për fëmijë.
-Ndezja e fishekzjarrëve duhet të bëhet dhe të mbikëqyret nga të rriturit.
Kësisoj, Policia rajonale e Ferizajt do të shpërndajë fletëpalosje edhe në komunat tjera: Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, me qëllim parandalimin e parandalonim e incidenteve.