Festat e fundvitit: Tregtarët rrisin çmimet pa arsye

31 dhjetor 2024 | 16:46

Në prag të festave të fundvitit, çmimet e produkteve ushqimore janë rritur ndjeshëm në Kosovë, duke shkaktuar shqetësime për qytetarët.

Familjet po shpenzojnë më shumë për tryezën e festave, ndërsa abuzimet e tregtarëve janë evidente, sidomos në tregjet e gjelbra dhe dyqanet e produkteve ushqimore.

Qytetari Avni Selimi ka thënë për KosovaPress se, “Në bazë të kushteve socio-ekonomike për qytetarët e vendit, këto çmime janë tejet të larta, siç janë  në Gjermani”.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Konsumatorit, Selatin Kaçaniku, ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përkatëse për mbrojtjen e konsumatorëve dhe për të parandaluar siç thotë ai mashtrimin e tregtarëve.

Ai ka komentuar gjithashtu ofertat me zbritje, duke i cilësuar ato si “joreale, mashtruese dhe indinjuese”.

Njëherësh, eksperti i ekonomisë, Besnik Avdija, ka bërë apel për qytetarët, duke thënë se, të shikohen këto “zbritje”, pasi po manipulohet me konsumatorët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Musli Krasniqi "E bëj copa çiftelinë, e marrë pushkën…