Festat e fundvitit, ushtarët e Kosovës shpërndajnë dhurata për fëmijët

26 dhjetor 2022 | 16:47

Me rastin e festave të fundvitit, Njësia për Çështjet Civile të FSK-së, në bashkëpunim me Fondacionin “MUTE”, kanë realizuar shpërndarjen e mbi 4500 dhuratave për fëmijë.

Aktivitetet janë realizuar në regjionin e Prishtinës, respektivisht në 60 institucione shkollore dhe parashkollore, duke përfshirë vendbanime urbane dhe rurale.

“Festat për ushtarakët tanë kanë kuptim të plotë vetëm kur janë në mesin e qytetarëve tanë! Shërbimi ndaj Atdheut dhe Qytetarit tonë është Detyra dhe Nderi ynë!”, ka shkruar në “Facebook” ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur takimin e Këshillit të Sigurisë…