Festat e nëntorit, gjakovarët vendosin flamurin kombëtar edhe pranë banesës së Dragica Gashiqit
24 nëntor 2021
| 12:32
Qytetarët e Gjakovës në prag të festave të nëntorit kanë filluar ta mbushin qytetin e tyre me flamuj kombëtar dhe të UÇK-së.
Të njëjtit janë përkujdesur që të stolisin edhe objektin banesor ku jeton serbja Dragica Gashiq e kthyer për të jetuar në Kosovë që nga 6 qershori i këtij viti.
Dragica Gashiq është personi i parë nga komuniteti serb që është kthyer në këtë qytet që nga përfundimi i luftës më 1999, kur ajo ishte zhvendosur nga aty. Deri më tani Gashiqi ka jetuar në Serbi.