Festë Kabashi kërkon votën e qytetarëve të Therandës

27 shtator 2021 | 17:11

Festë Kabashi është kandidate për Kuvendin Komunal të Therandës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në listën e përbashkët Guxo dhe Lëvizja Vetëvendosje, ajo do ta këtë numrin 10.

Në profilin e saj në “Facebook”, Kabashi ka shkruar se rrugëtimi i saj politik do të jetë nder dhe përgjegjësi. “Ne, gjenerata e re, e kemi obligim jetësor që me përgatitjen tonë profesionale, me ndërgjegje të lartë morale dhe me transparencë të plotë, të jemi çdoherë aktivë në realizimin e detyrave që na presin, për të mirën e qytetit tonë”, ka shkruar ajo.

 

Postimi i plotë i Kabashit.

Kam kënaqësinë të j’u njoftoj që në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit, do të jem kandidate për Asamble në Kuvendin Komunal të Suharekës, në institucionin më të rëndësishëm ku buron funksionimi i qytetit, liria dhe të drejtat e qytetarëve.

Numri im rendor do të jetë 10, në kuadër të listës së përbashkët Guxo & Lëvizja Vetëvendosje!

Rrugëtimin tim politik, po e nis me mbështetjen e familjes e shpresoj edhe me besimin tuaj miq, i cili për mua është nder i madh, përgjegjësi e obligim.

Ne, gjenerata e re, e kemi obligim jetësor që me përgatitjen tonë profesionale, me ndërgjegje të lartë morale dhe me transparencë të plotë, të jemi çdoherë aktivë në realizimin e detyrave që na presin, për të mirën e qytetit tonë.

Nevojat tuaja të përditshme socio-ekonomike, infrastrukturore dhe jo vetëm, do të mundohem që përpos t’i prezantoj në Asamble, të jem hallkë lidhëse për jetësimin e tyre.

Ju mund ta zhvilloni Suharekën, duke votuar njerëzit më meritorë.

Na priftë e mbara secilës/secilit që mendon mirë për këtë vend!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës, në bashkëpunim me skuadrën e…