Festë në spitalin italian
20 prill 2020
| 08:16
Mediat në Itali e kanë quajtur mrekulli. Spitali i Niguardias, një zonë pranë Milanos, ka mbyllur një nga pesë sallat e kujdesit intensiv për shkak të zvogëlimit të numrit të pacientëve me virusin “Korona”, transmeton lajmi.net.
27 shtretër që deri para pak ditësh ishin plot me pacientë të infektuar me COVID-19, tani janë boshatisur. Stafi mjekësor për rreth 50 ditë ka luftuar ditë-natë me vdekjen dhe me një fluks të madh pacientësh. Gëzimin mjekët dhe infermierët e kanë shprehur në një video në “Facebook”.
https://www.facebook.com/ASSTGrandeOspedaleMetropolitanoNiguarda/videos/939793483119563/