Festim Krasniqi vishet kuqezi
04 gusht 2021
| 15:38
KF Vëllaznimi është përforcuar me sulmuesin anësor, Festim Krasniqi. Ish-futbollisti i Prishtinës dhe shumë klubeve në Kosovë ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin kuqezi nga Gjakova.
“Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë me sulmuesin e krahut Festim Krasniqi. Krasniqi ka arritur marrëveshje me klubin për sezonin 2021/22. Festimi me një përvojë shumë të madhe ishte pjesë e këtyre klubeve: Prishtina, Llapi, Besa, Drita dhe së fundmi ishte pjesë e FC Malisheva”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Vëllaznimit.
/Epoka e re/