Festim Kryeziu bokson të shtunën në orën 3:00 të mëngjesit në ngjarjen e Evander Holyfield
Kundërshtari i Festimit do të jetë ish-kampioni i Botës Chris Van Heerden nga Afrika Jugore.
Boksieri 26 vjeçar me prejardhje nga Mleçani i Drenicës, Festim Kryeziu që jeton në Stuttgart të Gjermanisë do të boksojë në turnirin WBC një ngjarje në Amerikë, që organizohet nga legjenda e boksit botëror Evander Holyfield.
Meçi ndërmjet Festim Kryeziut apo emri i dytë i tij Timo Schwarzkopf i cili renditet i 37-ti në botë për kategorinë super të lehtë dhe Chris Van Heerden, mbahet ne Louisville (Kentucky) të Amerikës, të premtën në ora 21:00 me kohë të Amerikës, ndërsa me kohë të Kosovës në ora 3 e mëngjesit të së shtunës.
Kryeziu nga 19 meçe të zhvilluara 18 meçe i k fituar dhe një ka humbur, ndërsa kundërshtari i tij Heerden nga 27 meçe, 25 i ka fitore dhe 2 humbje.