Festivali “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” bashkon shqiptarët nga të gjitha trojet
08 gusht 2021
| 21:27
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festivalin “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, i cili është mbajtur sot në Deçan.
Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se po bëhen dhjetë vjet që kur festivali “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” bashkon shqiptarët nga të gjitha trojet.
“Përgëzoj me këtë rast, komunën e Deçanit për organizimin dhe të gjithë pjesëmarrësit, këngëtarë e artistë, që mbajnë gjallë traditën tonë kulturore”, ka thënë Haradinaj.