Festivali i basketbollit në Rahovec
Nga 15 deri më 19 shkurt palestra “Mizahir Isma” do të jetë arenë e super ndeshjeve të basketbollit. Me moton “n’Rahovec e kem konakun” do të zhvillohet “Final 8” i Kupës së Kosovës.
Tetë skuadrat më të mira të Prince Caffe Superligës, dy të femrave dhe katër të Ligës së Parë të Meshkujve do të garojnë për trofetë e çmuar në basketbollin e Kosovës. Ndeshje interesante priten në parket dhe atmosferë sportive në tribuna, duke e bërë madhështore këtë garë, ashtu si e meriton. Kjo ngjarje zhvillohet gjatë festës së Pavarësisë së Kosovës, duke e madhështuar edhe më shumë “Final 8”.
“Final 8” hapet me gjysmëfinalen e Ligës së Parë mes Bora-s dhe Istogut. Fituesi i kësaj ndeshje në finale e pret fituesin e takimit New Basket-Drita, që zhvillohet të enjten. Trepça-Vëllaznimi dhe Peja-Rahoveci janë dy super duele që zhvillohen të mërkurën, ndërsa fituesit e këtyre ndeshjeve përballen në gjysmëfinale.
Orari
Të mërkurën takohen:
Ora 14:00 Bora – Istogu (Liga e Parë e Meshkujve)
Ora 17:00 Trepça – Vëllaznimi Grupi D
Ora 20:00 Peja – Rahoveci Grupi A
Të enjten takohen:
Ora 14:00 New Basket – Drita (Liga e Parë e Meshkujve)
Ora 17:00 Sigal Prishtina – Bashkimi Grupi B
Ora 20:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni Grupi C
Të premten takohen:
Ora 14:00 Ndeshja finale – Liga e Parë
Ora 17:00 Gjysmëfinalja I Grupi A – D
Ora 20:00 Gjysmëfinalja II Grupi B – C
Të dielën takohen:
Ora 14:00 Finalja e Kupës së Kosovës për femrat
Ora 17:00 Finalja e Kupës së Kosovës