Festivali i çuditshëm, pjesëmarrësit vendosin akrepa në kokë
09 shtator 2018
| 13:50
Një festival i çuditshëm zhvillohet në Karnataka të Indisë, ku pjesëmarrësit duhet të luten dhe të vendosin akrepa në fytyrë dhe trup.
Rituali zhvillohet si pjesë e një organizimi të religjionit Hindu, para se të gjithë të shkojnë në një tempull në kodër. Pjesë e ceremonisë me këto gjallesa të rrezikshme bëhen edhe fëmijët e vegjël, me besimin se mund t’ju sjellë bekim dhe shëndet.