“Festivali Sunny Hill duhet të ishte mbajtur në Fushën e Mollës në Fortesë të Drenicës”

16 qershor 2022 | 12:02

Gazetari Astrit Gashi që jeton në Suedi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka reaguar në lidhje me mosmbajtjen e Festivalit Sunny Hill në Prishtinë, i cili tashme është zhvendosur në Tiranë.

“Festivali i Dua Lipës, Sunny Hill duhet të ishte mbajtur në Fushën e mollës në Fortesë të Drenicës aty ky ishte kalaja antike në të cilën kohës e luftës, gjatë ofensivave serbe mbi fshatrat e Drenicës, ishin të strehuar dhjetëra mijëra njerëz, të gjithë të dëbuar me dhunë nga vatrat e tyre. Me këtë vepër i kishim tregu botës se në jemi popull fisnik vuajtjet tona i kthejmë në vende pelgrinazhi që bota përmes artit të i njohë vuajtjet tona. Pozita gjeografike i kishte mundësuar një skenografi unike me shumë pak shpenzime. Por!!”, ka shkruar Gashi

Ai ka shtuar tutje se: “Por ne jemi armiku i vetës sonë. Kemi një qeveri qe puna e tyre e pare është ministër. Serbia e ka zbuluar metodën se si mposhten shqiptaret jo me luftë por me ngatërresa ndërmjet vetit. Dukagjin Lipës duhet ti ndihmohet sepse ai është diamanti i Kosovës. A Atje është Meka dhe Betlehemi i Shqiptarisë! Deri kur…??!”, ka shkruar gazetari Astrit Gashi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjylieta Mushkolaj Është vërtetë dëshpruese që Festivali Sunny Hill nuk…