Festohet 15-vjetori i Pavarësisë në Gjenevë, Universiteti Swiss Umef ndan 5 bursa për studentë nga Kosova

19 shkurt 2023 | 07:50

Nga Astron Mahmutaj, Gjenevë/Zvicër

Në kuader të manifestimit për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sot në Gjenevë, Universiteti UMEF, i ndau 5 bursa per studentët kosovarë. Përvec mikpritësit, drejtorit të UMEF-it Djawed Sangdel, të pranishëm ishin edhe Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Ilmi Reçica, udhëheqes per Marrëdhënie me Jashtë në kuadër të PDK-së, Drin Qeku, përfaqësues i studentëve në Zvicër si dhe Bekim Azizi, kryetar i Kuvendit Komunal të Vitisë, dhe shumë bashkatdhetarë dhe përfaqësues të bizneseve në Zvicër.

Në fjalën e tij hyrëse Sangdel, pasi i falënderoi te pranishmit për pjesëmarrje tha se kjo është një ditë e veçantë për Kosovën, duke shtuar se pavarësia e një shteti është e nevojshme për ekzistencën e një njeriu, shoqërie apo shteti, dhe po ashtu theksoi se festimi i pavarësisë së Kosovës, në një vend si Zvicra, krijon emocion të veçantë.

Memli Krasniqi, e falënderoi Üniversitenin UMEF për përkrahjen e ofruar në zhvillimin e arsimit në Kosovë, dhe po ashtu i falënderuar edhe bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, te cilët sipas tij kanë qenë, dhe janë pjesë e pandashme e shumë zhvillimeve historike, që kanë rezultuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ditë kjo të cilën sot e festojmë.

Në fund të takimit, Sangdel, i informoi të pranishmit për 5 bursa që do të ndahen për studentë kosovarë, të cilët pas përfundimit të studimeve do të kthehen në Kosovë me pervojat e marra në këtë Universitet. Vlen të theksohet se ky institucion arsimor është themeluar në vitin 1984.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. Imer Rusinovci  Kuadrot profesionale janë të duhura vetëm…