Feston sot 48-vjetorin, Michael Ballack, ky humbës i suksesshëm
Michael Ballack ishte një nga humbësit më të suksesshëm në historinë e lojës. Gjermani ishte ikona kryesore e Bayer Leverkusen në vitin 2002, kur kuqezinjtë ishin një hap larg fitimit të tripletës me finalen e DFB Pokal, finalen e Ligës së Kampionëve dhe udhëheqjen e Bundesligës deri në fund.
Në mënyrë krejt të pabesueshme i humbën të tre trofetë në një kohë shumë të shkurtër. Dhe më pas ishte Kupa e Botës në Japoni dhe Kore, me Gjermaninë që sigurisht nuk ishte ndër favoritët, por që kishte arritur deri në finale kundër Brazilit, duke e humbur atë.
Me pak fjalë, Ballack gjatë atij sezoni ishte pa dyshim lojtari më i mirë. 29 ndeshje në ligë, 17 gola. Në total një vit me 50 ndeshje dhe 23 gola, plus kombëtaren.
Ka një arsye pse Bayerni, dikur në krye, e bleu atë për vetëm gjashtë milionë euro. Tre tituj të Bundesligës dhe tri kupa kombëtare në katër vjet, më pas ai u transferua te Chelsea pasi Karl Heinz Rummenigge e akuzoi se nuk po jepte më maksimumin.
Kupa e Botës 2006, ajo e shtëpisë, nuk përfundoi me suksesin e gjermanëve (u eliminua nga Italia në gjysmëfinale).
Edhe te Chelsea, në fundin e karrierës së tij, nuk ishte në gjendje të shprehte nivelin që kishte shfaqur në Bundesligë, duke shënuar pak. Nuk ka fituar kurrë një Kupë Evropiane, madje humbi Ligën e Kampionëve e viti 2008, kur Terry dyshtoi të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë në finale me Manchester United. Michael Ballack mbush sot 48 vjeç.