Feta Fetai: Ndaj Çekisë dua të asistoj dhe shënoj gol si Modriç
11 nëntor 2024
| 14:00
Mesfushori i Shqipërisë, Feta Fetai, ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp ku iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
“Hera e parë është më e veçantë, por edhe kësaj here shumë mirë, më kanë pritur shumë mirë dhe me shumë ngrohtësi. Ëndrra e çdo fëmije është të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë dhe që të luajë shumë ndeshje në Evropian ose Botëror.
E preferoj shumë si lojtar Modriçin, por në Shqipëri preferoj shumë Asllanin dhe Bajramin. Do doja të asistoja dhe shënoja si Modriç ndaj Çekisë, por më shumë rëndësi ka fitorja”, deklaroi Feta Fetai.