Feta: Lista 137 është shpëtimi i Kosovës
Kryetari i Degës së AAK-së në Podujevë, Baki Feta, ka thënë se 9 shkurti është dita që përcakton fatin e Kosovës.
Feta ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë kandidatin e AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinajn, i cili sipas tij është një lider që mban fjalën, lider që i duhet Kosovës.
“Në këtë takim madhështor, dua të përçoj dy mesazhe. I pari është se 9 shkurti nuk është vetëm ditë e zakonshme, as votim i thjeshtë, më 9 shkurt përcaktohet fati i këtij vendi, jo vetëm për katër vjet që vijnë, por ndoshta për shumë dekada e vite të ardhshme. Kosovës i duhet një lidership i vërtetë, siç është kryeministri në ardhje, Ramush Haradinaj, lider që e mban fjalën”, ka thënë Feta.
Më tutje, ai ka thënë se lista e AAK-së me partnerët e koalicionit, 137, është lista e shpëtimit të Kosovës.
“Mesazhi i dytë rreth listës. Lista jonë me numrin 137, është lista me njerëzit më të mirë dhe e shpëtimit të Kosovës. E kërkoj votën nga ju që jeni njerëz të dëshmuar në çdo aspekt dhe rrethanë”, ka thënë Feta.