Fetahaj konfirmon largimin nga Ballkani
09 janar 2021
| 15:25
Liridon Fetahaj nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Ballkanit.
Fetahaj, largimin nga skuadra suharekase e ka bërë të ditur në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”.
“Dua të ju njoftoj se nga sot nuk do të jem pjesë e FC Ballkanit. Falënderoj presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashin dhe Bali Kabashin për korrektësinë e tyre. Po ashtu falënderoj gjithë stafin menaxhues të klubit. Bashkëlojtarëve të mi ju uroj shumë suksese në kampionat. Falënderim edhe për Xhebsat që pata përkrahjen e tyre. Për fund uroj që FC Ballkani të dalë në gara evropiane këtë vit sepse e meriton”, ka shkruar Fetahaj.