
Fetahu, kryetar i ri i FBK-së
05 prill 2018
| 21:22
Arben Fetahu është kryetar i ri i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).
Fetahu në garë për pasardhës të Erolld Belegu, e mposhti kundërkandidatin e tij, Artan Rugova më katër vota më shumë. Fetahu mori 22 vota, kurse Rugova i mori 18 vota.