Fetahu njofton FIBA Europen për Ligën Mbarëkombëtare me Shqipërinë

18 qershor 2020 | 11:28

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka marrë pjesë në videonkonferencën e dytë të organizuar nga FIBA Evropë.

Në këtë takim morën pjesë presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel, sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis, tre zëvendës presidentët e FIBA Evropës, drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak dhe përfaqësues të federatave të tjera nacionale të Evropës. Në këtë takim është diskutuar mbi gjendjen në vendet e ndryshme dhe masave të sigurisë dhe shëndetit, të cilat janë të zbatueshme për federatat pjesëmarrëse. U inkurajua shfrytëzimi i platformës së FIBA-s për këmbim të informatave dhe zhvillimi i aktiviteteve jashtë sallave, në veçanti 3×3, në momentin e parë që kjo të lejohet nga autoritetet në Kosovë.

“Duke falënderuar FIBA-n dhe FIBA Evropën për përkrahjen e madhe të dhënë në procesin e planifikimit strategjik, si procesi më madhor për basketbollin e Kosovës në vitet e fundit, kryetari Arben Fetahu njoftoi për të gjitha zhvillimet e fundit dhe planin e kthimit në terrene sportive, natyrisht në bazë të udhëzimeve të FIBA-s dhe autoriteteve vendore”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Sipas njoftimit të Federatës së Basketbollit, kryetari Arben Fetahu e njoftoi FIBA Evropën për procesin e përgatitjes për Ligën Mbarëkombëtare me Shqipërinë, punën e bërë bashkë me SHTBK-në për edukimin dhe licencimin e trajnerëve, kampet e zhvillimit dhe avancimit të gjyqtarëve dhe kampet për përfaqësueset e Kosovës që janë planifikuar për muajin gusht.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhuna dhe persekutimi kanë detyruar pothuajse 80 milionë persona që…