Fetahu për Ligën Unike: Klubet nuk kualifikohen në Evropë nga kjo garë
14 shtator 2020
| 09:19
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka zbuluar se fituesi i Ligës Unike e krijuar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, nuk do të kualifikohet në asnjë garë evropiane.
Ai këtë e ka bërë të ditur në emisionin Sport Show në Klan Kosova.
“Nuk ka kualifikim në Evropë nga një kompeticion i tillë, këtë nuk e lejon FIBA”, tha ai.
“E vetmja gjë që do të fitojnë klubet nga kjo garë do të jetë prestigji, por duhet të ketë një fond kogja joshës për fituesin”.