Fetahut i besohet udhëheqja e FBK-së edhe për katër vjet
02 janar 2021
| 18:06
Arben Fetahu është rizgjedhur kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).
Në Kuvendin e Rregullt Zgjedhor të FBK-së ishin të pranishëm 29 delegatë dhe të gjithë ishin pro kandidaturës së Fetahut. Po ashtu, janë zgjedhur edhe dy nënkryetarët e FBK-së: Linda Shala dhe Artan Kurti.
Ndërsa janë zgjedhur edhe shtatë anëtarë të Bordit: Teuta Abdullahu, Arben Bislimi, Rrahman Përteshi, Artan Qerkini, Alban Ramën, Valton Bilalli, Egzon Fetiu. Ndërkohë në Këshillin Mbikëqyrës janë zgjedhur: Fidan Hamiti, Shaqir Totaj dhe Artan Spahija.
(Epoka e re)