Fetaovski thyen rekord kombëtar në shkëputje
12 tetor 2018
| 13:52
Bleron Fetaovski ka garuar në ditën e pestë të Lojërave Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.
Peshëngritësi i Kosovës me të ardhme, ngriti 190 kilogramë në total. 17-vjeçari theu rekordin kombëtar në shkëputje, duke ngritur 87 kilogramë, ndërsa në shtytje ngriti 103 kilogramë. Rezultati total 190 kilogramë ishte rekordi i tij.
Sa i përket renditjes, Bleroni në shkëputje doli i teti, kurse me grumbullimin e pikëve edhe në shtytje, përfundoi i nënti. Për Fetaovskin është kjo një përvojë e mirë e fituar në LOR Buenos Aires 2018.