
Feti Fanaj, që vdiq nga Covid-19, ishte edhe ushtar i UÇK-së
12 tetor 2020
| 17:53
Sot ka ndërruar jetë, në moshë të re, nga Covid-19, Feti Fanaj, drejtor i përgjithshëm i Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës.
I ndjeri Fanaj për një kohë të gjatë ka qenë edhe oficer i sigurisë pranë ish-kryeministrit Fatos Nano. Fanaj rrjedh nga një familje ushtarake. Ai ka edhe vëllanë pranë forcave të armatosura të Shqipërisë.
Fanaj gjatë kohës së luftës në Kosovë, pikërisht në vitin 1998, i është bashkuar luftës së Kosovës në moshën 18-vjeçare, madje në qytetin e Kukësit u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve anekënd shqiptarisë që t’i bashkohen luftës së UÇK-së dhe ta veshin uniformën me emblemën e UÇK-së.
Dy javë më parë Feti Fanajt, po nga virusi Covid-19, i kishte vdekur edhe i ati.