Feuz triumfon në pistën e Beaver Creek
Gara e zbritjes së lirë për meshkuj, e vlefshme për Kupën e Botës në ski zhvilluar sot në pistën amerikane të Beaver Creek, u fitua nga skiatori zviceran Beat Feuz.
Ai ishte më i shpejti në pistë në të dyja zbritjet, duke dhënë kohën e përgjithshme 1’13”59, suksesi i parë sezonal për të. Në vendin e dytë u rendit një tjetër skiator zviceran, Mauro Caviezel, ndërsa i treti u klasifikua norvegjezi Aksel Svindal.
Gara e sotme pati edhe një moment paniku, kur skiatori gjerman Thomas Dressen, 25 vjeç, doli nga pista dhe u përplas me rrjetat mbrojtëse. Ai u ngrit vetëm falë ndihmës së ndihmës së shpejtë dhe u dërgua me helikopter në spital, duke bërë që gara të ndërpritet për 20 minuta, raporton “Telesport”.
Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, një emër surprizë është në krye të saj, austriaku Vincent Kriechmayer, me 175 pikë, një më shumë se Feuz. Ndërsa në vendin e tretë të Kupës së Botës ndodhet zvicerani tjetër Mauro Caviezel.