FFK-ja bëhet pjesë e minimaratonës “Vrapo për Autizëm 2022”

24 qershor 2022 | 11:04

“Federata e Futbollit e Kosovës është bërë pjesë e minimaratonës “Vrapo për Autizëm 2022”, që do të mbahet më 3 korrik në sheshin e kryeqytetit, e ku mjetet e grumbulluara nga ky aktivitet do të ju dhurohen fëmijëve me autizëm”, kështu ka bërë të ditur kryetari i FFK-së, Agim Ademi përmes llogarisë së vet në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i Ademit:

Federata e Futbollit e Kosovës është bërë pjesë e minimaratonës “Vrapo për Autizëm 2022”, që do të mbahet më 3 korrik në sheshin e kryeqytetit, e ku mjetet e grumbulluara nga ky aktivitet do të ju dhurohen fëmijëve me autizëm.

Kisha kënaqësinë që të takoja Uran Hamitin dhe nga ai të pranoja numrin e pjesëmarrjes në këtë minimaratonë. Po ashtu, Uranit dhe drejtuesve të organizatës “ReplayPeace” ia shpreha mbështetjen time dhe të FFK-së për të gjitha aktivitetet e kësaj organizate.

Ftoj të gjithë komunitetin e futbollit që t’i bashkohen këtij aktiviteti dhe me blerjen e numrit për pjesëmarrje në minimaratonë prej 3 euro të japin kontributin e tyre për fëmijët me autizëm.

#BëhuHumanBashkohuDheTi

#FFKKosova

#ReplayPeace

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi Gjykues në rastin ndaj Salih Mustafës në Gjyaktën Speciale…