![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/08D36EE3-E7BC-4422-BB86-2D0BE8D3642B.jpeg)
FFK-ja bën shpërndarjen e policave të sigurimit shëndetësor për klubet e femrave
Sot ka vazhduar shpërndarja e policave të sigurimit shëndetësor për klube.
Kësaj radhe kanë qenë klubet e Sigal Superligës dhe Ligës së Parë të femrave që janë pajisur me këto polica. Shpërndarja është bërë në selinë e FFK-së nga kryetari Agim Ademi, anëtarja e KE të FFK-së, Vjolla Krasniqi dhe drejtori i kompanisë Sigal Uniqa Group, Saimir Dhamo.
Kryetari Agim Ademi e ka vlerësuar projektin e sigurimit shëndetësor si tejet të rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të futbollit, por edhe si përkujdesje ndaj futbollisteve dhe futbollisteve të klubeve tona.
Kreu i FFK-së është shprehur i bindur se ky projekt do të ndikojë edhe në rritjen e organizimit të klubeve të femrave. Ndërkaq, drejtori i Sigal u shpreh i lumtur që kompania e tij është pjesë e këtij projekti, teksa ka theksuar se ka qenë privilegj për kompaninë që drejton që të jetë sponsor i Superligës së femrave.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e klubeve shprehën mirënjohje për FFK-në për realizimin e këtij projekti madhor dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj klubeve.