FFK-ja: Çeferini përkrahë fuqishëm Agim Ademin
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në Varshavë e ka zhvilluar një takim edhe me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, të cilin nga afër e ka njoftuar për punën e bërë deri më tash, por edhe për zhvillimet e fundit rreth FFK-së.
Presidenti Çeferin u shpreh i shqetësuar dhe i habitur si mund të ndodhë kjo në Kosovë dhe si dëmtohet procesi në sport.
“Çeferin në takimin që e patën me të gjithë krerët e federatave tregoi se është i njoftuar nga Ademi për gjithçka që nga fillimi dhe me këtë rast shprehu përkrahjen e fuqishme për kryetarin Ademi dhe stafin e tij, duke treguar gatishmëri që t’i mbrojë në rrugën e drejt dhe të vështirë për ta mbajtur futbollin larg njerëzve të politikës dhe grupeve të interesit. Ai ia tërhoqi vërejtjen Kosovës që të kenë kujdes që ta ruajnë futbollin dhe mos të prishet ëndrra e tyre dhe dëshira e miqve për suksese dhe simpati, derisa theksoi se për UEFA-n është plotësisht e qartë dhe e rregullt zgjedhja e Ademit për mandat katërvjeçar në krye të FFK-së”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
/Epoka e re/