FFK-ja dënon me dy vjet mos lojë futbollistin Burhan Berjani

02 tetor 2018 | 18:09

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka dënuar futbollistin e skuadrës së Rinisë nga Miradia, Burhan Berjani me dy vjet mos lojë, për shkak të sulmit që ai bëri ndaj gjyqtarit.

Ndërsa bashkëlojtari i Berjanit, Fitim Krasniqi u dënua me 6 muaj suspendim, pasi u identifikua si pjesëmarrës në ndërprerjen e ndeshjes së javës së IV-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B; Rinia – Kosova (P) e zhvilluar në Miradi të Fushë Kosovës.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga ora 21:00 në “Old Trafford” zhvillohet ndeshja e Ligës…