FFK-ja fiton 500 mijë dollarë nga 150 milionë eurot e ndara nga FIFA
FFK-ja do të fitojë 500,000 dollarë nga FIFA para të dhuruara për shkak të krizës së koronavirusit që ka paralizuar botën dhe gjithashtu futbollin
Përmes një njoftimi ne faqen zyrtare, FIFA ka bërë të ditur se ka dhuruar 150 milionë dollarë për 211 vendet e saj anëtare, në këtë kohë krize pandemie. Sipas FIFA-s, çdo federatë do të marrë fillimisht 500 mijë dollarë, apo ndryshe 463 mijë euro dhe pjesa tjetër e mbetur nga detyrimet për edicion 2019/2020.
Koronavirusi do të vazhdojë të prekë gjithë botën ekonomikisht dhe ky është vetëm hapi i parë i FIFA-s “i një plani të gjerë lehtësimi financiar”.
“Pandemia ka shkaktuar sfida të pashembullta për të gjithë komunitetin e futbollit dhe, si organ drejtues botëror, është detyrë e FIFA-s të jetë atje dhe të mbështesë ata që përballen me nevoja”.
“Kjo fillon duke ofruar ndihmë të menjëhershme financiare për shoqatat tona anëtare, shumë prej të cilave po përjetojnë shqetësime të mëdha financiare”.
“Ky është hapi i parë i një plani të gjerë lehtësues financiar që ne po zhvillojmë për t’iu përgjigjur urgjencës në të gjithë komunitetin e futbollit”. “Së bashku me aktorët tanë, ne po vlerësojmë humbjet dhe po punojmë në mjetet më të përshtatshme dhe efektive për të zbatuar fazat e tjera të këtij plani të lehtësimit”, ka thënë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Këto financa mund të përdoren nga federatat që të mbulohen plotësisht mbulimi i humbjeve të bëra si rezultat i COVID-19.