FFK-ja i jep Ballkanit fitore në tavolinë

28 shkurt 2025 | 14:37

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka pranuar ankesën e Ballkanit për ndeshjen ndaj Feronikelit 74. Suharekasit u ankuan se futbollisti i Feronikelit 74, Lavdim Zumberi nuk kishte të drejtë loje dhe e kanë fituar rastin.

Kësisoj, Federata e Futbollit e Kosovës ia dha fitoren 3-0 në tavolinë kampionit në fuqi, që i afrohet Dritës në tetë pikë. Kujtojmë se rezultati i rregullt i kësaj ndeshje kishte qenë i barabartë, 1-1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i KF Rilindja 1974, Fauk Statovci është dënuar me…