FFK-ja ka mbajtur seminarin për VAR-AVAR
17 nëntor 2021
| 17:00
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës sot është mbajtur seminari obligativ për VAR-AVAR, pas 12 xhirove të Superligës.
Ligjërues në këtë seminar ka qenë Valentin Ivanov, instruktor i FIFA-së.
“Ky seminar si qëllim kishte rikapitulimin e ndërhyerjeve të VAR-it dhe ritheksimin e linjës së intervenimeve. Përpos rasteve dhe situatave diskutabile në kompeticione të ndryshme, janë diskutuar edhe rastet e Superligës së Kosovës. Ligjërues në këtë seminar ishte Valentin Ivanov, instruktor i FIFA-së, teksa në seminar ishin të pranishëm të gjithë gjyqtarët e licencuar nga FIFA (gjithsej 28) për të shërbyer si VAR dhe AVAR, së bashku me ekipin e VAR Kosova”, është thënë në komunikatën e FFK-së.