FFK-ja konfirmon ekipet dhe dy grupet e Ligës së Parë
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar opinionin me 20 skuadrat që do të ndahen në Grupin A dhe B në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë për sezonin 2024/25.
Sezonin 2024/25 në Ligën e Parë të Kosovës do të fillojë një javë pas Superligës, apo më saktë me 17 gusht.
Tashmë dihen të gjitha ekipet pjesëmarrëse në këtë sezon, ku nuk mungojnë ndryshimet.
FFK-ja ka lëshuar një njoftim ku ka konfirmuar 20 skuadrat që do të luajnë këtë sezon në Ligën e Parë dhe ndarjen e tyre në grupe.
Në Grupin A do të jenë Besa Peja, Drenica, Istogu, Liria, Mitrovica, Rahoveci, Rilindja ’74, Trepça, Trepça ’89 dhe Vëllaznimi.
Në anën tjetër, Grupin B e formojnë 2 Korriku, Dinamo, Flamurtari, Fushë Kosova, KEK-u, Kika, Prishtina e Re, Ramiz Sadiku, Vjosa dhe Vushtrria. Radhitja e ekipeve është me renditje alfabetike.